E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bylykbashi pas përjashtimit : Byroja shkeli Kushtetutën
Politikë

Bylykbashi pas përjashtimit : Byroja shkeli Kushtetutën

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, reagoi pasi Byroja e Kuvendit mori një vendim rrufe për të lënë në fuqi përjashtimin e deputetëve demokratë. Ai tha se ky ishte një vendim fashist.

“Mblodhën Byronë dhe morën një vendim të formës së prerë pa dëgjuar deputetët. Është shkelje brutale e Kushtetutës.

Parlamenti i Shqipërisë përsëri përjashtoi deputetë të parlamentit. Kjo është në vazhdën e përjashtimeve të seancave të fundit, kur mbi 20 deputetë janë përjashtuar vetëm pse kërkojnë një të drejtë kushtetuese në emër të shqiptarëve.

Këtë opozita e bën me komisione hetimore, me mocione me debat. Kemi kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor për skandalin më të paprecedent të historisë së Shqipërisë, ku kryeministri përmes korruptimit të McGonigal, synoi të shkatërronte demokracinë dhe opozitën në Shqipëri.

Ne përfaqësojmë mbi 750 mijë zgjedhës. Kemi vendosur të mos ketë seanca normale pa u garantuar kjo e drejtë kushtetuese e shqiptarëve, jo e deputetëve,” tha Bylykbashi, duke akuzuar se Garda e Republikës ushtroi dhunë ndaj deputetëve demokratë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.