E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ça do dhj*së lali €ri më keq se kaq?
Publik News

Ça do dhj*së lali €ri më keq se kaq?

Një gjë s’kuptova tek ajo shprehja e Lali Erit të nevrikosur “Do ta dhj*s më keq po vazhdove”
– Çfarë mund të dhj*së më keq se kaq sesa ka bërë tashmë Lali Eri?

Cilësia e ajrit para 3 ditësh tregonte indeksin e frikshëm 187, kur vlera, që të quhej normale, duhet të ishte më e vogël sesa 50. Ajo shenja e njeriut tek foto më poshtë, tregon që njerëzit nuk duhet të lëvizin pa maska në hundë.
Çfarë mund të dhj*së më keq se kaq lali Eri?

Dhe cilësia e keqe e ajrit ka tre faktorë, që në fund derivojnë në një. Është trafiku katastrofik, mungesa e pemëve dhe ndërtimet e shumta që bllokojnë ajrin brenda dhe nuk e lejojnë të qarkullojë.
Dhe të treja këto kanë një shkaktar. Lejet e ndërtimit që janë rritur me ritëm monstruoz.

Trafiku rëndohet, sepse lejet e ndërtimit kanë ngushtuar rrugët, duke shtuar kohën që makinat qëndrojnë në rrugë të ndezura dhe duke emetuar më shumë gaz karbonik në ajër.

Numri i pemëve të mbjella brenda qytetit ka rënë ndjeshëm, sepse hapësiret e gjelbërta janë zëvendësuar me leje ndërtimi.

Po ashtu dhe numri i madh i pallateve, nuk lejon ajrin të qarkullojë.

Lali €ri ka dhënë 450 mijë m2 leje ndërtimi në 2017, ka dhënë 950 mijë m2 leje ndërtimi në 2018, dhe pritet të ketë kaluar 1 milionë m2 leje ndërtimi në 2019.
Çfarë mund të dhj*së më keq se kaq Lali €ri?

Po ndërtimet e shumta nuk kanë ulur vetëm cilësinë e ajrit. Prej 2 vjetësh, në Tiranë është ulur drastikisht orari i furnizimit me ujë në gjithë qytetin. Madje po përjeton fenomenin e mungesës së plotë të ujit për zona të tëra kryesisht në muajt e verës. Dhe kjo i dedikohet pikërisht babëzisë me lejet e ndërtimit. Sepse rrjeti i shpërndarjes së ujit nuk ndryshoi, pallatet që duan ujë u shtuan, kështu që kjo solli reduktim të ujit për të gjithë banorët ekzistues.
Lali €ri ka mbledh 13 milionë Euro më shumë nga rritja e çmimit të ujit, po qytetarëve vetëm iu është ulur orari i furnizimit. Se lekët, vetëm pēr përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit nuk shkuan..
Tani çfarë i ka mbetur Lali €rit që ta dhj*së më shumë se kaq??

Lali €ri po riparon 600 metra rrugë me kosto 10 milion Euro/Km. Që do të thotë që aq lek sa në Austri, që është vend me shkrepa dhe male dhe terren tejet të vështirë, ndërtojnë rrugë të reja, duke çarë malin e duke hapur trase të re me tunele e ura gjigande, lali €ri riparon një rrugë ekzistuese në fushë, të shtruar gati.
Ça do dhj*së lali €ri më keq se kaq?

Tërmeti që ra shkatërroi pothuajse të gjitha shkollat e sapo-restauruara nga lali €ri, që tregon që 25 milionë € që ne kemi paguar për taksën e arsimit, që supozohej se kishin shkuar për resturim shkollash, kanë shkuar 1 tek shteti dhe 9 tek xhepi.

E pra Tirana sot është kthyer në një vend armiqësor për shëndetin fizik dhe psikologjik të njerëzve që banojnë aty.
Në Tiranë, ça ditësh të lë pa shkurtuar ajri i ndotur, t’i shkurton uji i papijshëm dhe kë nuk e çmend trafiku, e çmendin taksat e larta..

Tani, në këtë realitet monstruoz, unë jam kurioz. Elio Laze kur ta shikosh prapë, të lutem a mund t’ja përcjellësh €rionit. Thuaji “Pano Soko ka një pyetje, se u bë kurioz – Çfarë mendon se i ke lënë pa dhier Tiranës, që beson se mund ta dhj*sësh edhe më keq se kaq?”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.