Ça ‘gjigandi’ Rama, e ka tejkaluar edhe Enver Hoxhën!
Klodian Tomorri
Kishte marrë Rama kandidatët e PS-së në Berat në podcast dhe i pyeste:
• Ti, kandidati filan, ç’ne që vendose të kandidoje për deputet? Si ja arrite deri këtu?
Këta i kishte vënë vetë në lista dhe pastaj i pyeste si ja kishin arritur deri aty. E nejse.
Përgjigja e kandidatit tani:
• Ky ishte një objektiv, një sfidë që ia kisha vënë vetes. Vendosa të luftoj fort, sepse pika ime e fortë është që kur vendos objektiva, punoj pa u lodhur derisa t’i arrij. Dhe ja arrita edhe këtë herë.
Pra, i përgjigjej Ramës kështu kandidati. Domethënë, ky ishte në listë se e donte Rama, ndërsa vetë thoshte: “Unë kur vendos objektiva, nuk ndalem.”
Por ky muhabet ishte me të gjithë kandidatët. Njëri thoshte:
• Unë po u përkushtova, s’di të bëj prapa derisa të arrij fitoren.
Rama bënte si serioz. Një skeç i madh, të dukej sikur po shihje Çeken dhe të ndjerët Fadil Hasa e Koço Devole – amatorë komplet, ore!
Tani, mua më duket se ky e argëton vërtet kjo gjë. Ky vdes të shohë nga lart budallallëkun, e kënaq kjo punë.
Ça gjigandi mo, ej! E ka tejkaluar edhe Enver Hoxhën, që i thoshte motrës: “Shko thuaji një herë Koçi Xoxes mos ta liron burrin.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



