E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Cakaj flet si ministër i Jashtëm dhe u përgjigjet kritikëve: Mosha ime e re u është dukur faj
Politikë

Cakaj flet si ministër i Jashtëm dhe u përgjigjet kritikëve: Mosha ime e re u është dukur faj

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se ai nuk do të jetë ministër i Jashtëm, por të gjitha kompetencat ia delegon Gent Cakajt.

Ministri i ri i Jashtëm, ka mbajtur ku ka folur për sfidat që e presin dhe u është përgjigjur kritikave që ka marrë kohët e fundit, që kur emri i i tij u propozua nga Rama për të mbajtur postin e kreut të diplomacisë.

“Pas kalimit të valës së parë zjarrit të pakursyer për mua ndjehem disi më i lehtësuar, kjo mbi të gjitha për një shkak tepër të fortë sepse të qenit drejtues me kompetenca të deleguara nën vëzhgimin e tij të afërt është një start i garantuar në dritën e zjarrit të akuzave të pabaza dhe paragjykimeve pa faj”, ishte kjo nisja e fjalës së Cakajt.

Gent Cakajt

Më tej Cakaj tha: Delegim i kompetencave tek një zv/ministër 28-vjeçar si unë, këto ditë dhe mosha e re u është dukur faj dhe jo burim energjie dhe kreativiteti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.