E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Camila Cabello kënga e saj ‘Havana’,   më e dëgjuar ‘online’  me 3.4 miliardë klikime
Publik News

Camila Cabello kënga e saj ‘Havana’, më e dëgjuar ‘online’ me 3.4 miliardë klikime

Camila Cabello është mbretëresha e re e muzikës. Kënga e saj ‘Havana’, është bërë kënga më e dëgjuar ‘online’ e të gjitha kohërave nga një artiste femër, me 3.4 miliardë klikime, duke ia kaluar dhe ‘Hello’ të Adele me 3.36 miliardë klikime.

Camila është nominuar për dy çmime në ‘Grammy Awards’, ceremonia e të cilit zhvillohet më 10 shkurt, në kategorinë ‘Performanca më e mirë pop solo’ dhe ‘Albumin pop me vokalin më të mirë’, për albumin debutues ‘Camila’.

Ndërsa në ‘MTV EMA’, këngëtarja mori dy trofe të rëndësishëm, si ‘Videoja e vitit’ për ‘Havana’ dhe ‘Artistja e vitit’. Duket se Camila Cabello po kalon një periudhë shumë të suksesshme, e gjitha kjo falë një kënge të vetme, e cila është kthyer në një hit dhe është dëgjuar kudo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.