E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Cardi B: ‘Nuk është kurrë vonë të bësh ëndrrat realitet’
Showbiz

Cardi B: ‘Nuk është kurrë vonë të bësh ëndrrat realitet’

Sot është një nga reperet më të dashura dhe më të pëlqyera në botë. Por para këtij suksesi Cardi B ka pasur një jetë plot sfida dhe vështirësi.

Cardi B u detyrua të largohej nga shkolla dhe të hiqte dorë nga ëndrra e saj për tu bërë mësuese historie, për shkak të pamundësisë ekonomike.

26-vjeçarja u shpreh se: “Ndoshta më vonë do kem mundësinë të shkoj në shkollë. Nuk është kurrë vonë për të realizuar ëndrrat tuaja. Ndonjëherë është thjesht duke të krijosh atmosferën e duhur dhe kushtet për të arritur atë që do.”

Cardi B, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Almanzar,  hoqi dorë nga shkollimi për tu bërë striptiste me kohë të plotë që të mbulonte shpenzimet e jetesës.

Por reperja fitoi famë pasi videot e saj rreth jetës si striptiste u bënë virale. Ajo u bë pjesë e një reality show, Love & Hip Hop: New York në vitin 2015.

Vitin e kaluar, hiti i saj ‘Bodak Yellow’ kryesoi tabelat amerikane dhe albumi i parë i saj  ‘Invasion of Privacy’ debutoi në vendin e parë.

Edhe pse tani ka gjithçka reperja zbuloi se nuk ka hequr dorë nga qëllimi i saj për tu kthyer në shkollë.

Tani ajo është nënë e një vajza, Kulture me bashkëshortin Offset.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.