E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çështja kundër Izet Haxhisë përsëri në ngërç,  trupa gjykuese drejt tërheqjes
Lajme

Çështja kundër Izet Haxhisë përsëri në ngërç, trupa gjykuese drejt tërheqjes

Izet Haxhia, prej më shumë se 3 muajsh është duke u përballur me refuzim për tu rigjykuar, për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdarit, nga gjyqtarët e Apelit në Tiranë.

Mësohet se dhe trupa që është përzgjedhur për të gjykuar çështjen në Apel ka dhënë dorëheqjen.

 

 

Sipas informacioneve bëhet me dje se edhe gjyqtarët e trupës së dytë që janë: Valdete Hoxha, Genti Shala dhe Astrit Haxhialushi, kanë kërkuar të dorëhiqen nga kjo çështje me argumentimin se kanë konflikt interesi.

Këresa e tyre pritet të shqyrtohet në ditët në vijim, por mundet që kreu i Gjykatës së Apelit në Tiranë të mos e pranojë kërkesën e tyre.

nga kjo situatë e krijuar, Gjykata e Apelit me shumë gjasa do t’i drejtohet Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të zgjidhur këtë ngërç, duke deleguar gjyqtarë nga gjykatat e tjera të apelit në vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.