E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çështja në proces gjyqësor, IMT Vlorë kërkon të shembë hotelin në Llogara (Dokumentat)
Publik News

Çështja në proces gjyqësor, IMT Vlorë kërkon të shembë hotelin në Llogara (Dokumentat)

Vlorë- Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në Vlorë ka njoftuar pronarët e një hoteli në Llogara për prishjen e ndërtesës, si jo të ligjshme.

Vendimi i IMT-së vjen në një kohë kur çështja është në proces gjyqësor dhe seanca e radhës do të mbahet ditën e hënë më datë 15.

Njoftimi i IMT-së që mban datën 8 nëntor, i bën me dije pronarit të hotel “Albert” në Llogara se është vendosur që objekti të prishet, ndërsa i ka kërkuar që ta shembë vetëm për të shmangur kostot si kundravajtës.

Politiko shkruan se ka qenë pronari i hotelit, Albert Hibroj që e ka denoncuar rastin në redaksinë tonë. Ai ka aplikuar për legalizim në vitin 2014 dhe kërkon që të aplikohet ligji nr.9482 i datës 03.04.2006 dhe jo ligji i ri i vitit 2020, me argumentin se gjykuar me ligjin e kohës kur është dorëzuar kërkesa.

1
2
3
4
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.