E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çështja Tahiri/ Artan Hoxha akuza Prokurorisë: Po saboton qëllimisht hetimin
Politikë

Çështja Tahiri/ Artan Hoxha akuza Prokurorisë: Po saboton qëllimisht hetimin

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha, i ftuar në studion e emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut, ka komentuar mbi lidhjet e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me Orest Sotën, dhe kapjen e këtij të fundit me 863 mijë euro dhe patentat e Tahirit.

Sipas Artan Hoxhës, “kapja e Orest Sotës, nuk ka qenë si shkak i një përgjimi”.

Po ashtu ai shprehet se Prokuroria po vepron keq dhe po saboton qëllimisht hetimin, duke ndihmuar kështu ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

“Me këtë mënyrë që po vepron prokurori, po e saboton qëllimisht hetimin. Në këtë mënyrë po vijojnë t’i bëjnë nder Saimir Tahirit.”, – u shpreh Hoxha, ndërsa shtoi se, “Ngjarjet janë qepur keq”.

Më tej ai u shpreh se, “Në bazë të ligjit Tahiri duhet të ishte në burg, me këtë ligj kanë shkuar në burg disa kryepleq”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.