E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çështja Tahiri’, publikohen 2 raportet, i PS dhe ai i opozitës për Kuvendin
Lajme

Çështja Tahiri’, publikohen 2 raportet, i PS dhe ai i opozitës për Kuvendin

Ditën e hënë, date 23 tetor 2017, në orën 14:00, pranë Kuvendit të Shqipërisë janë depozituar rekomandimet e shumicës parlamentare dhe të pakicës parlamentare për kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda për dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë të deputetit Saimir Tahiri.

Kështu ka njoftuar sot Kuvendi i Shqipërisë, që ka publikuar të plotë dy raportet rekomanduese të shumicës parlamentare dhe pakicës parlamentare lidhur me çështjen ‘Tahiri”.

Raport rekomandues i deputeteve te opozites

Raporti rekomandues i deputeteve te mazhorances

Në seancën e së mërkurës, ku këto dy raporte do të votohen, dihet ashmë edhe vota kundër arrestimit të Tahirit nga Partia Socialiste, pasi u deklarua dje hapur nga Kryeministri Edi Rama. Rama madje shtoi se vota do të ishte “unanime” për t’i thënë “jo” – arrestimit por “pro” – hetimit të deputetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.