Çfarë dëshmoi Meta për 21 Janarin? Nuk përjashtohet skenari i vrasjes
Ish-Presidenti Ilir Meta ka dëshmuar sot para hetuesve të SPAK në lidhje me ngjarjet e protestës së 21 janarit 2011, pas kërkesës së tij për të dhënë sqarime.
Sipas avokatit të tij, Kujtim Cakrani, Meta ka deklaruar se para demonstratës ishte informuar në mënyrë konfidenciale nga shërbime të huaja se protesta mund të zhvillohej me dhunë, duke përfshirë përplasje të mundshme dhe madje edhe rrezikun e skenarëve ekstremë si vrasjet.
Avokati theksoi se këto informacione ishin vënë në dispozicion edhe të kryeministrit dhe presidentit të asaj kohe.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



