“Çfarë do bënit nëse do ishit në vend të kryeministrit?”- Përgjigjet Basha: Ky paratë e shqiptarëve po i trajton si paratë e veta
I ftuar në emisionin “Opinion”, Basha tha se Rama “paratë e shqiptarëve po i trajton si paratë e veta”, ndërsa tha se koncesionet janë “kontrata korruptive”.
Sipas kreut të PD-së, po ashtu do të hapte edhe një konsultë të drejtpërdrejtë me biznesin, fermerët, turizmin etj., ndërsa thekson se vendi kërcënohet nga rritja e papunësisë dhe varfërisë.
Çfarë do të bënit nëse do të ishit në vend të kryeministrit?
Basha: Do të krijoja një hapësirë financiare për të injektuar likuiditet në ekonomi. Kjo bëhet duke anuluar koncesionet. Së dyti, do të hapja një konsultë të drejtpërdrejtë me biznesin, punëdhënësit, përfaqësuesit e biznesit ët vogël, fermerët, turizmin. Se ky del e thotë do të mbështesim 10 mijë punonjës, por ata kanë 100 mijë punonjës, ça do mbështesë? Ky paratë e shqiptarëve po i trajton si paratë e veta. Sot nuk ka kërcënim më të madh për ekonominë se sa rritja e punësisë, e varfërisë.
Në kohë pandemia, gjëja e parë që do bëja do ishte të anuloja kontratat e koncesioneve. Në rastet e emergjencës ka një klauzolë, që i lind e drejta palëve të zgjidhin pjesërisht apo plotësisht këto kontrata. Këto janë kontrata korrupsioni, të gjitha me përjashtim të dializës duhen anuluar. Sterilizimi është një mashtrim, aferë korruptive dhe testet për drejtësinë shqiptare se kur do i vëri prangat Ilir Beqjas. Këto janë hajdutëri, nuk mund t’i thuash këtyre koncesione. Këta janë përpjekur ta mbajnë të fshehtë, po Shqipëria ka kaluar në krizë që në dhjetor.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



