Çfarë donte ambasadorja amerikane në orët e vona në Kryeministri?
E zbulon vetë Rama!
Kryeministri Edi Rama është pyetur gjatë konferencës së sotme me gazetarët edhe për takimin që zhvilloi një natë më parë në Kryeministri me ambasadoren e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Athinë, Kimberly Guilfoyle.
Duke iu përgjigjur interesimit të mediave, Rama sqaroi se takimi kishte karakter njohës dhe se gjatë bisedës janë trajtuar disa çështje me rëndësi strategjike për rajonin.
Sipas kreut të qeverisë, në fokus të diskutimit kanë qenë tema që lidhen me energjinë, bashkëpunimin rajonal dhe qasjen ndaj aktorëve të tretë në rajon.
“Ambasadorja ka ardhur për një takim njohjeje për të diskutuar për disa çështje të interesit të lartë amerikan në këtë rajon që kanë të bëjnë me energjinë, bashkëpunimin rajonal, që kanë të bëjnë me qasjen ndaj forcave të treta, aktorëve të tretë.
Nga ana tjetër, ambasadorja e SHBA në Athinë është një përfaqësuese botërisht e njohur në politikën amerikane dhe pjesë e rrethit të ngushtë vendimmarrës të presidentit të SHBA,” tha Rama.
Takimi në Kryeministri vjen në një moment kur çështjet e energjisë dhe bashkëpunimi rajonal janë kthyer në tema kyçe në marrëdhëniet mes vendeve të rajonit dhe partnerëve strategjikë perëndimorë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



