E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë duhet të dini? Ndryshon sistemi i emigrimit për në Britani
Lajme

Çfarë duhet të dini? Ndryshon sistemi i emigrimit për në Britani

Ambasada Britanike në Shqipëri ka njoftuar një ndryshim në mënyrën se si do të funksionojë sistemi i vizave për udhëtarët që shkojnë drejt Mbretëria e Bashkuar.

Sipas njoftimit zyrtar, duke filluar nga sot, vizitorët që kanë nevojë për vizë për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të pajisen më me vizë të stampuar në pasaportë. Në vend të saj, autoritetet britanike do të përdorin një sistem tërësisht digjital, të njohur si eVisa.

Ky sistem i ri do të zëvendësojë vizat tradicionale të printuara në pasaportat e udhëtarëve. Viza elektronike ruhet në mënyrë digjitale dhe lidhet drejtpërdrejt me dokumentin e udhëtimit të aplikantit, duke u verifikuar nga autoritetet përkatëse në momentin e hyrjes në vend.

Autoritetet britanike theksojnë se kalimi në eVisa synon të modernizojë dhe të thjeshtojë procesin e emigrimit, duke e bërë më të shpejtë dhe më të sigurt verifikimin e të dhënave të udhëtarëve.

May be an image of text that says 'UK Visas & Immigration From 25 February 2026 visitors to the UK, who need a visa, will get an eVisa only'

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.