E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë e pret Ballukun nëse nuk shkon të premten në SPAK?
Lajme

Çfarë e pret Ballukun nëse nuk shkon të premten në SPAK?

Analisti Mentor Kikia, deklaroi se nëse Belinda Balluku nuk paraqitet deri të premten në SPAK, shteti ka mekanizma ligjorë për ta detyruar të shkojë përpara drejtësisë.

“E premtja është alternativa e fundit për t’u paraqitur vullnetarisht. Më pas shteti ka mjete të tjera për ta detyruar, pavarësisht statusit të saj. Nuk besoj se do të ndodhë një skenar ku Balluku refuzon të shkojë. Më shumë ka spekulime dhe konspiracione nga jashtë se çfarë ndodh brenda,” u shpreh Kikia.

Ai shtoi se veprimet e drejtësisë në Shqipëri shpesh janë parë me ngarkesë politike, duke theksuar se edhe rasti i Ballukut nuk përjashtohet nga kjo frymë.

“Drejtësia te ne rrallë shihet si institucion i pastër. Gjithmonë i është kërkuar dimensioni politik më shumë sesa ai ligjor. Edhe në rastin e Ballukut, më shumë diskutohet nëse do të shkojë apo jo, sesa vetë çështja e korrupsionit,” tha analisti.

Sipas Kikias, veprimet e fundit të drejtësisë kanë impakt të fortë politik, veçanërisht kur bëhet fjalë për një zëvendëskryeministre që ka mbi 13 vite në pushtet. Ai la të kuptohet se në opinionin publik po qarkullojnë teori se prokuroria mund të jetë përdorur për qëllime politike, por theksoi se “mjedisi ynë është i mbushur me konspiracione”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.