E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë erdhi nga SHBA-ja? Basha në ‘rrjetën’ e SPAK për 21-janarin
Lajme

Çfarë erdhi nga SHBA-ja? Basha në ‘rrjetën’ e SPAK për 21-janarin

Zbardhen detaje të reja mbi paraqitjen e ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Basha është thirrur si person që ka dijeni për hetimet në kuadër të dosjes së “21 Janarit”.

Burime bëjnë me dije se fletëthirrja për Bashën mban firmën e prokurorit Alfred Shehu, i cili po drejton hetimet për ngjarjet e dhunshme të 21 janarit 2011. Aso kohe, opozita e drejtuar nga Edi Rama organizoi një protestë përpara Kryeministrisë, ku mbetën të vrarë katër qytetarë: Aleks Nika, Hekuran Deda, Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj.

Në momentin e ngjarjes, Lulzim Basha mbante detyrën e ministrit të Brendshëm dhe ndodhej në ambientet e Kryeministrisë, ku Garda e Republikës hapi zjarr ndaj protestuesve.

Rihapja e hetimeve është bërë mbi bazën e të dhënave të reja të ardhura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat lidhen me materiale audio të depozituara më pas nga gazetari Artan Hoxha dhe xhaxhai i viktimës Aleks Nika. Këto të dhëna kanë bërë që SPAK të regjistrojë një procedim të ri penal për të zbardhur përgjegjësitë e zyrtarëve të lartë të kohës.

Lulzim Basha është pyetur edhe më herët në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa në vitin 2020 Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar aktekspertizë për predhën e nxjerrë në Turqi nga trupi i Aleks Nikës. Kjo ekspertizë u bë një nga bazat e rihapjes së çështjes nga SPAK.

Aktualisht, për ngjarjet e 21 janarit janë dënuar vetëm dy persona, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ish-efektivë të Gardës së Republikës, të cilët e kanë përfunduar dënimin e tyre, ndërsa hetimet për rolin e ish-zyrtarëve të tjerë vijojnë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.