E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë i kërkoi Alex Soros Edi Ramës për Veliajn dhe Zvërnecin
Flash

Çfarë i kërkoi Alex Soros Edi Ramës për Veliajn dhe Zvërnecin

TIRANË – Një takim i zhvilluar ditët e fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe Alex Soros po ngre pikëpyetje mbi prapaskenat e disa prej zhvillimeve më të ndjeshme politike dhe ekonomike në Shqipëri.

Sipas burimeve pranë Kryeministrisë, të pakonfirmuara zyrtarisht, në bisedën mes Ramës dhe Sorosit janë prekur dy çështje të rëndësishme: situata e Erion Veliajt dhe projekti strategjik i zhvillimit turistik në Zvërnec.

Burimet: Soros ngriti çështjen e Veliajt

Burimet pretendojnë se Alex Soros ka diskutuar me kryeministrin edhe për Erion Veliajn, duke i kërkuar të shqyrtohej mundësia e lirimit të tij.

Sipas të njëjtave burime, argumenti i paraqitur ka qenë se një rikthim i Veliajt në skenën politike nuk do të përbënte kërcënim as për pushtetin e Edi Ramës dhe as për Partinë Socialiste.

Por përgjigjja e kryeministrit, gjithnjë sipas burimeve, ka qenë se ai nuk ndërhyn në çështjet e drejtësisë.

Rama mësohet të ketë theksuar se vendimet për situatën juridike të Veliajt u përkasin institucioneve të drejtësisë dhe se as Kryeministria dhe as ai personalisht nuk mund të ndërhyjnë në një proces gjyqësor.

Në mungesë të një konfirmimi zyrtar, mbetet e paqartë se në çfarë forme është ngritur konkretisht çështja dhe çfarë është diskutuar mes palëve.

Zvërneci, pika tjetër e debatit

Një tjetër temë e fortë e takimit, sipas burimeve, ka qenë projekti i madh turistik në Zvërnec, i lidhur me investimin e Jared Kushner.

Burimet pretendojnë se Alex Soros i ka kërkuar Ramës të rishikojë projektin dhe mundësinë e largimit të Ivanka Trump nga përfshirja në të, duke propozuar si alternativë një investitor tjetër që Soros do ta sillte në Shqipëri.

Edhe kjo kërkesë, sipas burimeve, është kundërshtuar nga kryeministri.

Rama mësohet të ketë argumentuar se projekti i Zvërnecit ka avancuar në një fazë ku procesi nuk mund të zhbëhet apo të ndryshohet në këtë mënyrë.

Nëse pretendimet konfirmohen, biseda për Zvërnecin merr një peshë të veçantë, për shkak të dimensionit ekonomik dhe politik që ka marrë projekti dhe lidhjes së tij me familjen e presidentit amerikan Donald Trump.

Asnjë konfirmim zyrtar

Projekti i Zvërnecit është kthyer ndërkohë në një nga investimet më të debatuara në vend, mes diskutimeve për zhvillimin turistik, pronësinë mbi tokën, ndikimin mjedisor dhe interesat ekonomike që lidhen me zonën.

Nëse detajet e këtij takimi do të konfirmoheshin publikisht nga palët, veçanërisht pretendimet për Veliajn dhe Zvërnecin, ato do t’i jepnin takimit Rama–Soros një dimension shumë më të madh se një takim rutin

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.