Rama “varrosi” shëmbëlltyrën e tij politike Erion Veliaj
Votimi unanim i Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt nuk ishte thjesht një dënim politik, por shfaqja më e qartë e frikës së Edi Ramës ndaj shëmbëlltyrës së tij. Veliaj, i rritur politikisht nën hijen e Ramës dhe i ushqyer me të njëjtin model pushteti pa ideale e pa moral, u braktis nga njerëzit që vetë kishte rekrutuar.
Rama nuk e goditi sepse rrezikohej nga fuqia e tij, por sepse nuk mund të pranonte një kopje të vetes që merr frymë. Veliaj, pavarësisht akuzave të shumta për abuzim me miliarda lekë e lidhje me mafien, sot ndodhet në burg për një çështje qesharake – “fustanet e së shoqes”. Por për Ramën kjo mjaftoi: me durim, ai bleu një nga një besnikët e ish-kryebashkiakut dhe i detyroi ta varrosnin politikisht.
Të martën, Edi Rama shkatërroi publikisht figurën që kishte ndërtuar vetë. Për Veliajn, vendimi i gjykatës është tashmë i parëndësishëm: ai është i mbyllur politikisht dhe i tradhtuar nga të gjithë, pikërisht nga njeriu që e kishte marrë si model.
Ja këshilltarët që firmosën kërkesën për shkarkimin e Erion Veliajt:
– Endri Fuga, Drejtori i Komunikimit në Kryeminsitri.
– Aldrin Dalipi, Kryetar i Këshillit të Qarkut Tiranë.
– Megi Fino, Zv/ministre e Jashtme dhe Kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës.
– Eridian Salianji, Shef i Zyrës Jurdike në PS për çështjet zgjedhore dhe përfaqësues në KQZ.
– Sara Shameti, Koordinatore e Ministrisë së Brendshme për Konsultimin Publik të Ligjeve.
– Etleva Bajrami, Zv/Dekane e Fakultetit Ekonomik, Universiteti i Tiranës dhe Këshilltare e Jashtme e Ministrit të Financave.
– Ledia Tota, ish-Drejtore e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit dhe Sekretare e përgjithshme e Këshillit Kombëtar të Territorit.
– Sonila Qato, Ish-Drejtreshë e Përgjithshme e Agjencisë së Kthim-Kompensimit të Pronave, ish-Drejtoreshë e Përgjithshme e Rrugëve dhe ish-Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen.
– Luan Bregasi, ndërtues, kryetar i shoqatës së biznesit dhe anëtar i Bordit të Agjencisë ë Investimeve; ka marrë fonde shteti e dhjetra leje ndërtimi për kulla, hotele dhe resorte.
– Arta Dollani, ish-Drejtoreshë e Trashëgimisë Kulture dhe Drejtoreshë e Agjencisë së Mjedisit.
– Genci Hyska, Drejtor e Spitalit Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni”-Tiranë.
– Julian Hodaj, Zv/ministër i Brendshëm, anëtar Bordi në Drejtorinë e Rrugëve e 2 borde të tjera.
– Reme Ymer Lala, ish-Deputete e PDIU kaluar deputete e PS dhe Drejtoreshë e Përgjithshme e Shërbimit Social shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë.
– Blerina Doracaj, ish-Drejtoreshë e Përgjithshme e Hipotekave.
– Silda Çepe, ish-Specialiste në Kryeministri, Zv/ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.
– Endrit Hoxha, Zv/ministër i Arsimit.
– Adelina Greca, Drejtore Ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.
– Hantin Bonati, ish-Drejtor i “Albcontrol” dhe Zv/ministër i Infrastrukturë-Energjisë.
– Vjollca Braho, ish-Drejtoreshë e Fondit të Kujdesit Shëndetësor, ish-Drejtoreshë e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ish-Zv/ministre e Shëndetësië, aktualisht zyrtare e qeverisë.
– Glindxhet Madhi, Koordinator për projektet “Tirana-Kryeqytet Evropian i Rinisë”, dhe rekrutues të rinjve për në Akademinë Politike të PS.
– Katerina Marku, Komisionere për Energjinë në Bashkinë e Tiranës dhe biznesmene.
– Enio Civici, ish-Zv/ministër i Bujqësisë.
– Agim Kraja, biznesmen ndërtimi, përfitues i miliona euro tenderë, leje ndërtimi e licenca nga qeveria “Rama” dhe i koncesioneve për 7 hidrocentrale private.
– Rezart Isufi, ish-Drejtor OSHEE-Shkodër dhe zyrtar në Drejtorinë e Përgjitshme të OSHEE.
– Endrit Braimllari, ish-Deputet dhe Sekretar i Përgjithshëm i LSI; iu bashkua grupit të këshilltarëve të PS dhe është Zv/kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



