Çfarë na tha koha për AIR Albanian?
Irena Beqiraj | Opinion | Publik.al
“Hë tani jepini, filloni shani e përqeshni sa të doni, si zakonisht. Po të paktën, futeni mirë në kokë, se kur unë them KJO DO BËHET, është vetëm çështje kohe, pune, mundimi e durimi, por fjalën time s’e merr kurrë era.
Prandaj BESIM dhe DURIM miq, se do t’i bëjmë, së bashku, të tëra ato që kemi në dorë t’i bëjmë për Shqipërinë që duam” na tha kryeministri në Gusht 2019, për të vazhduar më pas me :
Pas “Lasgushit” që mbulon Stambollin, ja edhe “Migjeni”, avioni i dytë i flotës së Air Albanias që do të fluturojë në fillimvjeshtë drejt Italisë.
Tani vazhdoni shani e përqeshni që mos na marrin më sysh, ndërkohë që “Naimi” do t’i shtohet flotës në fund të vitit për destinacione të tjera europiane dhe më tej, do të vijë “Noli” për linjën direkte Shqipëri-Amerikë. Më tutje do të vazhdojë zgjerimi i flotës me të tjerë, bazuar mbi suksesin e fazës së parë, po më mirë i’a lemë kohës të na tregojë e të flasë”.
Edhe shqiptarët me durim e besim pritëm kohën të flasë për Shqipërinë që duam !
Kompania ajrore e flamurit kuqezi ‘Air Albania’ që ishte ” një vepër kombëtare” sepse “shteti shqiptar nuk mund të ndjehej plotësisht i rezalizuar nëse neglizhonte pozicionin e vet në hartën dhe kullat e vendeve ku udhëtojnë shqiptarët” nuk fluturon më .
Pra koha , kjo tirane e pamëshirshme foli ! Ajo na tregoi që Ismaili, charteri privat i kryeministrit nuk la as Lasgushin, as Migjenin , as Naimin e as Nolin të fluturonin , ose që Air Albania ishte krijuar që “Ismaili” i Kryeministrit të fluturonte e këto katër “qyqarët” e qytetarëve të tjerë të përdoreshin vetëm si propagandë .
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



