ÇFARË PO NDODH? MBYLLET PËR VIZITORËT KULLA EIFFEL NË PARIS
Mbyllet për vizitorët kulla Eiffel në kryeqytetin francez pasi një person është ngjitur në strukturën metalike të saj.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e së hënës, por nuk dihet në çfarë lartësie ishte personi dhe cilat ishin motivet që e bënë të ngjitej në strukturën atraktive për turistët.
Skuadra e zjarrfikësve, së bashku me një specialist për ngjitje kanë ndërhyrë në moment.
Zyrtarët nuk kanë dhënë ende detaje të tjera për incidentin dhe asnjë informacion për rihapjen e Kullës Eiffel.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



