E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë po ndodh në pallatin e familjes Lala, s’dihet ende fati i binjakëve
Publik News

Çfarë po ndodh në pallatin e familjes Lala, s’dihet ende fati i binjakëve

Skuadrat e kërkim-shpëtimit vijojnë pa ndërprerje operacionin në banesën e familjes Lala, në Durrës, që është edhe një ndër familjet e goditura rëndë nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit.TERMETI-NE-VEND-ISH-KENETA-FAMILJA-LALA-747x450

Gazetarja Klodiana Lala sjell në pamjet e mëngjesit nga pallati i shkatërruar totalisht, ku shihen skuadrat duke punuar për nxjerrjen e trupave të pajetë të familjarëve, ku mes rrënojave ndodhen edhe trupat e tre fëmijëve të mitur, binjakëve Dionis e Dionisa Lala, që ende nuk kanë bërë 2 vjeç, si dhe vëllait të tyre, Emilio Lala, 8 vjeç, ndërsa është nxjerrë e pajetë motra e tyre, Amelia Lala, 8 vjeçe.

“Vijojnë prej orësh të zgjatura kërkimet për të gjetur mbase të gjallë pjesëtarët e familjes Lala, një familje e goditur rëndë nga tërmeti. Kërkimet po zgjasin shumë dhe ende skuadrat e kërkim-shpëtimit nuk dinë asgjë për fatin e Marjeta Lalës, gruaja që kishte me vete edhe katër fëmijët e saj. Nuk dihet asgjë për fatin e Emilio Lalës, 8 vjeç, nuk dihet asgjë për fatin e binjakëve Dionis dhe Dionisa, që ende nuk kanë mbushur 2 vjeç. Ilir Lala, xhaxhai i fëmijëve, që ishte person me aftësi të kufizuara.

 

Kjo familje ka humbur deri më tani gjyshen, Sadete Lala, Amelia Lala, 8 vjeçe, Griselda Lala, motra e Ramë Lalës, djalit 7-vjeçar i vetmi i mbijetuar deri më tani. Albert Lala është babai i katër fëmijëve, njëra prej të cilave Amelia është nxjerrë e pajetë, ndërsa nuk dihet asgjë për tre fëmijët e tjerë dhe nënën e tyre. Aty ka lot, ka britma, trishtim, por edhe shpresë, sepse skuadrat e kërkimit iu kanë komunikuar se mund të ketë shpresë”, tha gazetarja Lala

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.