Champions League/ Luhen tetë sfidat e radhës, spikat Chelsea-Milan
Champions League do të zhvillojë sonte 8 ndeshje të tjera të fazës së grupeve, të cilat premtojnë spektakël dhe surpriza.
Gjitjçka nis në orën 18:45,ku do të luhen takimet Leipzig-Celtic dhe Salzburg-Dinamo Zagreb.
Në orën 21:00, vëmendja totale do të jetë te Chelsea i Armando Brojës të cilët do të sfidojnë shtatë herë fituesit e Ligës së Kampioneve, Milanin, në stadiumin “Stamford Bridge” të Londrës.
Shqiptari pritet ta nisë nga minuta e parë e parë këtë duel, për shkak të mungesave që ka Chelsea në reparton ofensiv.
Juventusi do të presë në stadiumin “Allianz” izraelitët e Makabi Haifës, ndërsa Reali i Madridit do të luajë në “Santiago Bernabeu” ndaj Shaktar Donjetsk.
Ndeshjet e tjera janë: Benfika-PSG, Mançester Siti-Kopenhagen, Sevilla-Dortmund.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



