E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Chat GPT thotë se Tirana nuk duhet vizituar: Mungon infrastruktura!
Lajme

Chat GPT thotë se Tirana nuk duhet vizituar: Mungon infrastruktura!

Chat GPT, i pyetur nga agjensia turistike Holidu, e ka vendosur Napolin në vendin e parë të destinacioneve më të këqija evropiane, ndërsa në vendin e dytë vjen Tirana.

Chat GPT i zhvilluar nga kompania Open AI, është i aftë të gjenerojë tekste në të gjitha gjuhët.

Mësohet se Chat GPT e ka bërë këtë përzgjedhje bazuar nga përvojat e udhëtarëve, por nuk dihet se nga cilët udhëtarë.

Kështu, Napoli është në krye të listës së destinacioneve që duhen shmangur. Qyteti i tretë më i madh i Italisë përshkruhet si ‘ i mbipopulluar dhe kaotik ‘.

Tirana, kryeqyteti shqiptar, është në vendin e dytë. Chat GPT vë në dukje karakteristikat negative të qytetit. Sipas platformës në kryeqytetin shqiptar mungon infrastruktuara dhe në Tiranë është problem komunikimi për shkak të gjuhës.

E gjithë renditja e Chat GPT është si më poshtë:

• 1. Napoli (Itali)

• 2. Tiranë (Shqipëri)

• 3. Minsk (Bjellorusi)

• 4. Bukuresht (Rumani)

• 5. Beograd (Serbi)•

6. Belfast (Irlanda e Veriut)

• 7. Athinë (Greqi)

• 8. Riga (Letoni)

• 9. Sofje (Bullgari)

• 10. Kishinau (Moldavi)

Burimi: GEO.FR

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.