E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Christian Schwarz-Schilling: Kosova është dashur të njihet shtet më 1999
Lajme

Christian Schwarz-Schilling: Kosova është dashur të njihet shtet më 1999

Ish-përfaqësuesi i Lartë i OKB-së për Bosnje-Hercegovinën, Christian Schëarz-Schilling, kritikon faktin që nga 27 shtete anëtare të BE-së, pesë shtete nuk e kanë njohur Kosovën.

Schëarz-Schilling thotë se për këtë shkak, “Evropa nuk është në gjendje që të bëjë një politikë të qartë kundrejt Serbisë dhe Kosovës. Dhe ky është turp!”

“Ato vende se kanë njohur për shkak të problemeve të brendshme. Ky është egoizëm i këtyre shteteve. Kështu BE-ja nuk do të luftojë kurrë ndonjë luftë për demokracinë”, thotë ai duke shtuar se njohja e Kosovës do të duhej të ishte bërë direkt pas luftës më 1999. “Ishte dobësia e OKB-së dhe BE-së që nuk e bëri këtë”, shkruan Telegrafi.

Vendet europiane që nuk e kanë njohur Kosovën janë: Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja. Kosova e shpalli pavarësinë më 17 shkur 2008.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.