Çifti Ilir dhe Adriana Beqaj pazare miliona euro , korrupsion dhe komunikime nga trafikantë deri tek dy Ermalët …
Në kompjuterët dhe telefonat e çiftit “Beqaj”, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë gjetur prova të shumta, që vërtetojnë jo vetëm akuzat e bëra nga SPAK e nga media, por edhe fakte nga krejt pazaret, aferat dhe pastrimi i parave në pasuri të paluajtshme e biznese.
Në kompjuterin e Ilir Beqajt, BKH ka gjetur bilance të restorant “Gzona”, të kompanisë “INTECH+”, projekte, akt-themelimi, preventivë dhe bilance e kontrata tregu të fermave “AICOO” e “AGRO ISAKU” në Finiq.
Janë gjetur leje zhvillimi e ndërtimi, dhënë nga qeveria firmës “Gjozeza Sh.p.k”, dhe gen-plane, plan-rilevimi toke, projekte e preventivë investimi, situacion materialesh ndërtimi dhe kontratë financimi punimesh, për hotelin që Ilir Beja po ndërton buzë detit pranë Portit të Peshkimit në Sarandë, maskuar pas firmës ndërtuese “Gjozeza Sh.p.k”.
Të njëtat dokumente, janë gjetur dhe te kompjuteri i bashkëshortes Adriana Beqaj; gjithashtu krejt dokumentet tatimore për aktivitetin e restorant “Gzona” te Kalaja e Tiranës, për fermat “AICOO” e “AGRO ISAKU” në Finiq dhe të dhëna për kostot ndërtimore të hotelit në Sarandë.
Në 4 adresat elekronike me mesazhe inbox në “Yahoo” e “Gmail” të Ilir Beqjes, janë gjetur komunikime me mafiozin Janis Karathano, për pazare tenderësh të shëndetësisë dhe PPP-në e labortarëve, kur Ilir Beqaj ishte ministër, por dhe në vitet 2018-2023 kur nuk ishte ministër.
Janë gjetur oferta e plane biznesi të Vilma Nushit, para se të merrte PPP-në e “Check-up”; për pazarin pas marrjes së kësaj PPP-je për të shtuar vlerën 30 milionë Euro, duke ndryshuar moshën e kontrollit mjekësor; për pagesat false nga FSDKSH dhe komunikimi pasi u thirrën në SPAK.
Janë gjetur 17 komunikime me mesazhe në inbox “Yahho” e “Gmail” e në telefon,
me trafikantin Lefter Lamaj, për tenderët e lavanterisë në spitale, që i janë dhënë firmës së tij “Devis Sh.p.k”, ku sipas anti-krimit, 50% ortakëri e ka Ilir Beqaj, i cili i ka dhënë afro 22 milionë Euro tenderë.
Në 2 kompjuterët dhe 2 telefonët e ish-ministrit Ilir Beqaj, janë gjetur mesazhe me oligarkun Klodian Allajbeu, para dhe pas dhënies së koncesionsit të Hemodializës dhe për tenderët e ilaçeve, por dhe me djalin e dajos të Petrit Vasilit; pronarin e “MegaPharma” Rasim Hamzaraj, një muaj para se ky të bënte blerjen fiktive të PPP-Hemodializës dhe për pazare tenderësh në shëndetësi.
Komunikime të shumta në kompjuter e telefon, janë me vartësin dhe sekserin e tij Ermal Kurtulaj dhe porositë që i jepte për pazaret, vjedhjet dhe pastrimin e parave, nëpërmjet shoqatave e restoranteve, ku në komukime në 11 raste është dhe komiku Ermal Mamaqi.
Janë gjetur komunikime të bashkéshortes Adriana Beqaj me Ilir Rrapajn e PPP Pajisjeve Kirurgjikale, të cilat më heret janë bërë publike në dosjen hetimore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



