Çlirimi/ Opozita e ndarë, Kryemadhi: Nderime për dëshmorët e LANÇ, i dhanë por…
Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar sot homazhet në Varrezën e Dëshmorëve në nderë të festës së 29 Nëntorit, Çlirimit të Shqipërisë.
Opozita është ndarë edhe këtë vit për festën e 29 Nëntorit, pasi LSI ishte e vetme gjatë homazheve.
Në fjalën e saj para mediave, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se: “Do doja që në emër të LSI, nëpërmjet këtij ceremoniali, ku vendosim kurorat çdo vit, respektojmë dhe të nderojmë dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, të gjithë ata djem dhe vajza që sakrifikuan jetën e tyre për çlirimin e tyre, për ta renditur Shqipërinë si një vend fitues, në luftën kundër nazifashizmit.
Nderimi ynë ndaj këtyre djemve dhe vajzave është më e pakta që mund të bëjmë për ta sepse ata janë të cilët i dhanë çdo gjë Atdheut të tyre dhe nuk i morën asgjë.
Prandaj nderimi i LSI-së për ta do të jetë pafundësisht, jo vetëm thjesht në një ditë ceremoniale por do të jetë pafundësisht duke i kujtuar ata, duke i vlerësuar ata dhe duke i vendosur ata në historinë e shqiptarëve, të cilët e kanë të domosdoshme për t’jua kujtuar herë pas here, sepse ka pasur me qindra dhe me mijëra vajza, të rinj e të reja që kanë dhënë jetën për çlirimin e Shqipërisë. I kanë dhënë Shqipërisë dhe nuk i kanë marrë asgjë asaj”.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



