E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çmimi i kurës së plotë për Covid-19 shkon 1 milion lekë të vjetra personi
Publik News

Çmimi i kurës së plotë për Covid-19 shkon 1 milion lekë të vjetra personi

Sa kushton kryerja e tamponit në Shqipëri për të zbuluar nëse jeni prekur nga koronavirusi?

Kjo faturë tregon çmimin e analizës, por edhe të një sërë analizave të tjera si gjaku, proteinat, vitamina D që në total qytetarit i kanë kushtuar rreth 244 mijë lekë të vjetra.

Por vetëm kryerja e tamponit te privati për Sars-CoV-2 kushton 120 mijë lekë të vjetra.

Analizat e tjera nuk janë të detyrueshme, por në rast kur një pacient ka simptoma dhe dyshon për koronavirus, ato janë të rekomandueshme të kryhen për të patur një pasqyrë më të gjerë të shëndetit, që më pas të trajtohet me barnat e duhura.

Çmimi i kurës së plotë për Covid-19 është edhe më i rëndë për xhepat e qytetarëve dhe mund të shkojë rreth 1 milion lekë të vjetra për një person.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.