E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çmimi i naftës vazhdon të rritet, pavarësisht masave urgjente
Lajme

Çmimi i naftës vazhdon të rritet, pavarësisht masave urgjente

Çmimet e naftës janë rritur pavarësisht masave të reja që synojnë të stabilizojnë tregjet pas pushtimit rus në Ukrainë.

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent, ka arritur në 110 dollarë për fuçi, duke shënuar rritjen më të madhe në shtatë vjetët e fundit.

Çmimi është rritur pasi anëtarët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji janë pajtuar për të lëshuar në treg 60 milionë fuçi naftë nga rezervat emergjente.

Shtetet e Bashkuara dhe 30 vende tjera anëtare të kësaj Agjencie kanë thënë se me këtë veprim synojnë të stabilizojnë tregjet.

Rusia është një prej prodhuesve më të mëdhenj të energjisë në botë.

Pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, bota është shqetësuar për ndikimin e kësaj situate në tregjet e naftës dhe gazit.

Çmimet e naftës janë rritur edhe në Shtetet e Bashkuara – 109 dollarë për fuçi.

“Ne jemi të përgatitur për të shfrytëzuar secilin mjet të mundshëm për të shmangur pengesat në furnizimet me energji si pasojë e veprimeve të presidentit rus, Vladimir Putin”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki të martën.

Ajo ka thënë se Uashingtoni do të analizojë mundësi si të shmangë varësinë për energji nga Rusia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.