E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çmimi rekord i naftës/ Vasili: Boll i masakruat shqiptarët me Borde si sekte hajdutësh
Lajme

Çmimi rekord i naftës/ Vasili: Boll i masakruat shqiptarët me Borde si sekte hajdutësh

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka propozuar që mbledhjet e Bordit të Transparencës ku përcaktohen dhe çmimet për karburantet të bëhen live, për transparencë.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se “si një sekt gjobvenes ky Bord i paligjshem pjelle e mbarsjes qeveri- oligarki, mbyllur dhe pa transparence vendos çdo jave çmime shkaterruese, si gjoba te verteta mafiozesh. Pse nuk i transmetojne live ne TV mbledhjet e Bordit”.

Petrit Vasili

“Boll i masakruat shqiptaret me Borde qe fuksionojne si sekte hajdutesh.
Ne se jua mban transmetoni Live mbledhjet e Bordit, qe ju ve cdo jave gjoben e radhes shqiptareve. Apo s’jua mban se dalin lakrat ne shesh”, shkruan Vasili pasi nafta arriti te premten nje tjeter cmim rekord, me 265 leke per liter.

POSTIMI I PLOTE

Bordi i Trasparences te transmetoje Live ne TV Mbledhjet, qe ben, ne se ja mban….‼️
Si nje sekt gjobvenes ky Bord i paligjshem pjelle e mbarsjes qeveri- oligarki, mbyllur dhe pa trasparence vendos çdo jave çmime shkaterruese, si gjoba te verteta mafiozesh.
Pse nuk i transmetojne live ne TV mbledhjet e Bordit.

Ti trasmetojne Live mbledhjet se edhe Bord trasparence edhe bunker informativ nuk rrine bashke.

Ti trasmetojne Live, qe te kuptojme se:
🟥Nderkohe qe ky Bord vendos çmime kaq te larta skandaloze ne treg ka pika karburanti me cmim me te ulet se ky i Bordit te hajduteve.Keto pikat e vogla qenkan me te fuqishme qe ju del hesapi dhe pikave te medha qe shesin 100 fish me shume nuk ju dilka🤣
🟥 Te dijme te gjithe se me cilin cmim eshte blere nafta te ciles Bordi i ve cmimin per qytetaret.
🟥 Te dijme se kur eshte blere nafta dhe me cfare vlere ishte ne ate dite,.
🟥 Te dijme se si eshte formula e perllogaritjes deri ne caktimin e cmimit qe paguan qytetari.
🟥 Te dijme pse gjate luhatjes se cmimit te naftes edhe kur cmimi ulet nuk u blekerka fare nafte, por per çudi u bleka gjithmone me e shtrenjta dhe keta te Bordit gjithmone kane reference vetem cmimin me te larte.
🟥 Te dijme pse Maqedonia,Mali i zi edhe Kosova kane çmime mjaft me te ulta se Shqiperia a mos jane ne planet tjeter dhe jo ne kufi me ne.
Boll i masakruat shqiptaret me Borde qe fuksionojne si sekte hajdutesh.
Ne se jua mban transmetoni Live mbledhjet e Bordit, qe ju ve cdo jave gjoben e radhes shqiptareve. Apo s’jua mban se dalin lakrat ne shesh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.