E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
COVID-19, Rama: Falen të gjitha GJOBAT e vendosura deri tani dhe kthehen PATENTAT e MAKINAT për shoferët
Publik News

COVID-19, Rama: Falen të gjitha GJOBAT e vendosura deri tani dhe kthehen PATENTAT e MAKINAT për shoferët

Kryeministri Rama ka bërë me dije sot se do të falen të gjitha gjobat e vendosura deri më tani si dhe do t’u kthehen patentat dhe makinat shoferëve të cilët janë gjobitur pasi kanë shkelur urdhrat e qeverisë në kushtet e pandemisë së koronavirusit.

Rama ka shpallur amnisti për 7107 këmbësorë dhe 1941 drejtues mjetesh që u është marrë leja e drejtimit dhe automjeti.

“Ka disa tipa që nuk ndryshojnë dhe nuk reflektojnë në asnjë kohë dhe për asnjë arsye sepse nuk i lë injoranca apo vetëdija e gabuar se mund t’u japin mend të tjerëve. Këta tipa qofshin ngelësa tipik, apo analistë me profile të larta në skype, që jo vetëm janë gjithnjë kundër, por janë njëlloj në gatishmëri për të akuzuar u hodhën përpjetë nga mbushja e një vakumi në kodin tonë penal, që deri dje nuk kishte asnjë resht për një situatë epidemie. Unë nuk e kam problemin me ta, se ata e kanë me veten, por as Zoti nuk ua zgjidh dot derisa të kenë frymë. Kodi Penal ka një qëllim, mbrojtjen e jetës suaj dhe familjarëve tuaj. Sot dua t’u jap një provë të thjeshtë, se ndëshkimet nuk janë plan për t’u bërë si Enveri sikur më akuzojnë. Këto masa nuk janë dëshira ime eprsonale, por një domosdoshmëri. Janë ekzekutuar deri tani 7107 gjoba dhe 1941 gjoba për drejtues automjeti. Keni vendosur mos ekzekutimin e këtyre gjobave dhe kthimin e të gjitha patentave. Javën e ardhshme, të gjithë qytetarët duhet të startojnë të gjithë të barabartë”.

Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi onlinë ka bërë me dije se ekonomia në vendin tonë është goditur rëndë si pasojë e ekonomisë.

Sipas Ramës deri më tani si pasojë e situatës së krijuar prej Covid qeveria ka humbur më shumë se gjysmë milirardë euro në total dhe pritet që të humbasë më shumë në muajt në vazhdim.

“Kemi humbur 170 milionë pak a shumë në muajin prill dhe me gjasë do të humbasë 170 milionë në muajin maj dhe pak a shumë në muajin tjetër.

Më shumë se gjysmë milirardë euro në total. Spo u qahem as ankohen por po iu sjell në vëmendje se edhe në shtëpinë tonë si në shtëpitë tuaja të ardhurat janë goditur. Të ardhurat janë goditur fort”, tha Rama.

Më tej kryeministri tha se në javën e ardhshme duhet të përgatiten për t’u hapur të gjitha kategoritë që do të publikohen në faqen e albania. Por nga ana tjetër tha se pasojat për shkelësit sidomos për “trimat e lagjeve të lokaleve” do të jenë të rënda dhe të patolerueshme.

“Javën e ardhshme do të autorizojmë edhe lëvizjen me automjet për arsye shëndetësore duke parë se shpesh unë personalisht por dhe kolegë kemi ndeshur ankesa për lëvizje për arsye shëndetësore. Po kërkesa duhet të mbështet nga një dokument që mban me vete personi.

Së treti javën e ardhshme do të punojmë lirisht nga ora 17:00 të gjithë ata që nga nesër paradite do të jenë në kategoritë e lejuara që do të publikohen në faqen e albania.

Të gjithë administratorët dhe bizneset duhet të sigurohen që në çdo kolektiv i biznesit të mesojë se cilat janë detyrat dhe të respektohet protokolli i sigurisë sipas rregullave. Jo vetëm kaq por të mësojmë pasojat penale për shkelësit.

Në javën e ardhshme duhet të përgatiten për tu hapur të gjitha kategoritë që do të publikohen në faqen e albania. Nga java e ardhshme pasojat për shkelësit sidomos për trimat e lagjeve të lokaleve do të jenë të rënda dhe të patolerueshme”, shtoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.