E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ç’po ndodh? Anulohet televotimi, dy zarfe të zinj mbërrijnë në shtëpi
Showbiz

Ç’po ndodh? Anulohet televotimi, dy zarfe të zinj mbërrijnë në shtëpi

Shtëpia e Big Brother VIP Albania 5 është përfshirë nga një situatë misterioze, pasi në ambientet e saj kanë mbërritur dy zarfe të zinj, zhvillim që ka sjellë pezullimin e menjëhershëm të televotimit për 10 banorët e nominuar.

Përmes një njoftimi zyrtar, produksioni ka bërë të ditur se Vëllai i Madh ka marrë vendime të rëndësishme, të cilat do të bëhen publike gjatë spektaklit të radhës. Deri më tani, nuk është dhënë asnjë sqarim mbi arsyet që çuan në dërgimin e zarfeve të zinj, duke rritur ndjeshëm kureshtjen dhe spekulimet mes publikut dhe vetë banorëve.

Në televotim ndodheshin: Angelo, Artani, Keijsi, Juela, Greta, Krusita, Rogerti, Mal, Miri dhe Mateo, por procesi është anuluar përkohësisht deri në një njoftim të dytë.

Në rrjetet sociale, vëmendja është përqendruar kryesisht te Rogerti, pas komenteve fyese ndaj Malit dhe familjes së tij, si dhe te Keijsi, pas përplasjes me Stenaldon, ku u përfshi një pyetje e konsideruar e papërshtatshme lidhur me Baby G.

Kjo situatë ka krijuar një klimë tensioni brenda shtëpisë, ndërsa publiku pret me padurim spektaklin e mbrëmjes për të mësuar se kush do të ndëshkohet, çfarë përmbajnë zarfet e zinj dhe si do të ndikojnë këto vendime në rrjedhën e lojës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.