E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez martohen në fshehtësi
Bota

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez martohen në fshehtësi

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij prej vitesh, Georgina Rodríguez, kanë surprizuar fansat duke kurorëzuar lidhjen e tyre në martesë, larg vëmendjes së mediave.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë dy protagonistët përmes një postimi të përbashkët në Instagram. Në imazhin e publikuar shfaqen duart e Ronaldos dhe Georginës, ku bien në sy unazat e arta të martesës. Çifti e ka shoqëruar foton vetëm me inicialet “C❤️G”, pa dhënë detaje të tjera.

Postimi u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe mori miliona pëlqime brenda pak minutash, ndërsa fansat nga vende të ndryshme të botës nxituan të uronin çiftin për hapin e ri.

Gjatë fundjavës kishte pritshmëri se Ronaldo, 41 vjeç, dhe modelja 32-vjeçare do të organizonin një ceremoni madhështore në Madeira, ishulli ku ka lindur ylli portugez. Megjithatë, një event i tillë publik nuk u zhvillua, duke lënë të kuptohet se çifti kishte zgjedhur një ceremoni private, larg kamerave dhe interesit mediatik.

Njoftimi i bërë këtë të martë erdhi në mënyrë të papritur për miliona ndjekësit e tyre. Në pak kohë, postimi u mbush me komente urimi dhe mesazhe emocionuese nga tifozë të shumtë.

“Ju duam shumë”, “Kush po pret qepë që po më meken sytë me lot?” dhe “Ju uroj një jetë të lumtur së bashku” ishin disa prej reagimeve që tërhoqën vëmendjen në postimin e çiftit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.