Ronaldo gati për “çmendurinë e radhës, synon edhe Botërorin 2030?
Edhe pse më herët kishte lënë të kuptohej se Kupa e Botës e ardhshme do të ishte fundi i rrugëtimit të tij me kombëtaren, Cristiano Ronaldo duket se ka ndryshuar qëndrim.
Raportimet më të fundit sugjerojnë se zhvillimet në pankinën e Portugalisë, veçanërisht emërimi i Jorge Jesus si trajner, i kanë dhënë një shtysë të re sulmuesit legjendar për të rishqyrtuar të ardhmen e tij ndërkombëtare.
Sipas këtyre burimeve, Ronaldo po mendon seriozisht mundësinë për të qenë pjesë e Kupës së Botës 2030, një turne që pritet të zhvillohet në Portugali, Spanjë dhe Marok. Fakti që një pjesë e kompeticionit do të luhet në vendlindjen e tij shihet si një motivim i fortë për të vazhduar në nivelet më të larta.
Megjithatë, objektivi mbetet tejet sfidues. Në vitin 2030, Ronaldo do të jetë 45 vjeç, një moshë që e bën thuajse të pamundur për shumicën e futbollistëve të jenë ende konkurrues në arenën ndërkombëtare.
Pavarësisht kësaj, portugezi ka dëshmuar vazhdimisht disiplinë dhe përgatitje fizike të jashtëzakonshme, duke sfiduar kufijtë e moshës në sportin elitar. Për këtë arsye, nuk përjashtohet që ai të synojë një tjetër rekord historik, duke zgjatur karrierën e tij në nivele që pak sportistë kanë arritur ndonjëherë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



