E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çuçi i del në mbrojtje kryebashkiakut të Kuçovës, sulmon opozitën
Flash

Çuçi i del në mbrojtje kryebashkiakut të Kuçovës, sulmon opozitën

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi gjatë një takimi me strukturat e Partisë Socialiste në Kuçovë ka folur edhe për akuzat që janë ngritur ndaj kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari se është dënuar në Greqi për kalim të paligjshëm të kufirit.

Çuçi u shpreh se ato akuza ishin për të njollosur figurën e Hajdarit që të përçmohet nga banorët e Kuçovës.

“Kundërshtarët tanë janë për të ardhur keq, janë akoma në nivelin e viteve ’90. Ai gjest i djeshëm që ata tentuan të bëjnë pis kryetarin tonë të bashkisë, është për t’u përçmuar nga e gjithë shoqëria”, deklaroi Çuçi.

Ndërkohë Ministri i Brendshëm u shpreh se Partia Socialistë është e sigurt dhe se me votën e banorëve të këtij qyteti do i japin fitoren PS-së.

“Kjo na bën që të refuzoni më shumë alternativën e tyre. Me votën plebishitare të Kuçovës t’i japim fitoren Partisë Socialiste. Të gjithë ne duhet ta dënojmë me forcë këtë gjest. Fitorja e PS në Kuçovë është e sigurt”, deklaroi Çuçi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.