E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Cukali: Në janar Këshilli i Medias sjell alternativën e vetë rregullimit
Publik News

Cukali: Në janar Këshilli i Medias sjell alternativën e vetë rregullimit

Anëtari i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali teksa ka marrë pjesë në tryezën kundër ligjit të paketës anti-shpifje të propozuar nga qeveria ka thënë se ky ligj është një e keqe shumë e madhe dhe vetëm në Kinë shkon.

Më tej Cukali ka bërë të ditur se në janar Këshilli i Medias do të vijë me një alternative të re për vetë rregullimin, duke e konsideruar këtë një përgjigje kundër qeverisë dhe paketës anti-shpifje.

“Kjo është një e keqe shume e madhe. Nuk besoj se një vend është demokratik  pa lirinë e shtypit. Vetëm ne Kine shkon kjo gjë. Ky ligj është ri mëshiruar tre here. Është ulur steka e standardit te medias.

Gazetaret nuk lejohen ne konferencat e kryetarit te qeverise të marrin me vete live-n. Ky ligj si pasoje se kryeministri ka kaluar në një perceptim se media dhe gazetaret janë te këqinj. Pavarësisht se janë krahasuar me derra dhe qen.

Brenda janarit Këshilli i Medias do te vije me një alternativë te re për vetë rregullimit. Për te thënë se nuk jemi vetëm kundër këtij ligji por kemi alternative për ta rregulluar”, u shpreh Cukali.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.