Cuko e Ndoka janë “cironka”, reagon Rama: Lul shpif shpif, se lirohesh…
Kryeministri Edi Rama në një postim në Twitter i është përgjigjur kreut të Partisë Demokratike, pasi ky i fundit tha se “peshku i madh” që duhej arrestuar është Vangjush Dako.
POSTMI I PLOTË
Shpif shpif se lirohesh, i thonë një llafi, po s’ka më peshk se rob jo e jo, që s’e ka marrë vesh se sulmet vulgare ndaj prokurorisë vijnë nga dhimbjet e forta të kokës për çështjet e hapura me drejtësinë!Lufta me krimin e me korrupsionin vetëm do të përshkallëzohet #DerinëFund

ÇFARË THA BASHA…
“Vangjush Dako kryesori, të tjerët janë peshq të vegjël për të shpëtuar peshkun e madh të kësaj dosje Vangjush Dakon dhe për të shkatërruar prova të tjera. Kjo është një nga dosjet që ka marrë përsipër të shkatërrojë Donika Prela”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



