Dafina Zeqiri shtatzënë për herë të dytë
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka ndarë një lajm të madh me fansat e saj, ajo është shtatzënë për herë të dytë.
Artistja e dha vetë këtë lajm gjatë një koncerti të mbajtur në Sheshi Skënderbej, duke surprizuar publikun e pranishëm. Mes emocioneve dhe duartrokitjeve, Dafina u shpreh me humor:
“Unë edhe Kreshniku ju kena thanë që kemi me e bo një ekip t’futbollit.”
Deklarata e saj u prit me entuziazëm nga fansat, ndërsa momenti u bë menjëherë viral në rrjetet sociale.
Ky lajm vjen si një tjetër kapitull i lumtur për këngëtaren, e cila po shijon një periudhë të suksesshme si në karrierë, ashtu edhe në jetën familjare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



