Nga Luizi deri tek Dafina, VIP-at përlotin rrjetin për vëllain e Gjestit
Ngushëllojnë këngëtarin për ngjarjen e trishtë
Një ngjarje tragjike ka goditur këngëtarin shqiptar Gjestin. Vëllai i tij i vogël, Eldion Kelmendi, ndërroi jetë më 26 shtator 2025 në një aksident të rëndë rrugor në Pejë, në moshën vetëm 15-vjeçare.
Sipas raportimeve nga mediat në Kosovë, adoleshenti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, duke sjellë një dhimbje të thellë për familjen Kelmendi.

Pas lajmit të hidhur, rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe ngushëllimi. Të tjerë personazhe të famshëm nga bota e artit dhe muzikës i kanë shprehur mbështetje familjes Kelmendi në këtë moment të vështirë, duke ndarë fjalë prekëse dhe lutje për shpirtin e të ndjerit.

Jozefin Marku u shpreh se ky lajm i trishtë na i prek zemrat të gjithëve:

Sara Hoxha gjithashtu ngushëlloi familjen.

Luiz Ejlli tha se uron që familja të ketë forcë e durim për ta përballuar dhimbjen.

Don Xhoni shprehu ngushëllimet dhe shtyu projektin muzikor.

Gerta Gixhari i shprehu ngushëllimet e sinqerta familjes.
Laert Vasili përmes një postimi në Instagram shprehu tronditjen dhe i uroi Gjestit kurajo.
“Besart, ndarja nga jeta e vëllait tënd të vogël në një moshë kaq të hershme, na ka tronditur të gjithëve. Të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta Ty dhe familjes Kelmendi për këtë humbje të madhe! Kurajo Gjest”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



