Dalin dokumentet e tjera/ Arben Ahmetaj qëndroi në hotele luksoze në Francë me paratë e Klodian Zotos
Të tjera pagesash hotelesh janë bërë publike ditën e sotme, për ish-ministrin Arben Ahmetaj. Gazetari Adriatik Doçi, përmes një postimi në facebook, shkruan se në 13 gusht 2015, Klodian Zoto paguan 3 500 euro që Arben Ahmetaj të qëndrojë tre ditë në Hotelin Belles Rives, dhoma 083, në një zonë bregdetare të Francës. Ahmetaj ka shijuar për 3 net shërbimet ekstra të këtij hoteli bashkë me Erjola Hoxhën, bashkëshorten e tij.Kujtojmë se Arben Ahmetaj ka firmosur për procedurën koncensionare të inceneratorëve më 14 prill 2014, kur ishte ministër i Energjitikës. Sipas kësaj logjike, Klodian Zoto i ka ‘kthyer reston’, duke i paguar çlodhjen në hotele me 5 yje.
Gjithashtu, Doçi thekson se dy prokurorët e çështjes, Ened Nakuçi dhe Klodian Braho, duket se kanë mbyllur sytë përballë këtyre provave.
“Mirë dy prokurorët, po Monika Kryemadhi, Ilir Meta dhe Lulzim Basha, flamurtarët e kauzës së inceneratorëve, pse vallë e kanë kyçur gojën?” – mbyll postimin ai.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



