E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dalin EMRAT: Këta janë pasagjerët që ndërruan jetë nga aksidenti në Kashar
Lajme

Dalin EMRAT: Këta janë pasagjerët që ndërruan jetë nga aksidenti në Kashar

Ismail Sula, Lulzim Sula dhe Dashamir Dema janë tre paagjerët që humbën jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, si pasojë e një aksidenti të ndodhur 30 minuta para mesantës.

Mjeti me të cilin ata udhëtonin drejtohej nga 27 vjeçari Zija Murati, i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Fatkeqësisht, nga përplasja e fortë e mjetit tre pasagjerët e Zija Muratit nuk kanë mundur të jetojnë.

“Në kodër-kashar, rreth orës 23:30, shtetasi Z. M., 27 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Si pasojë kanë ndërruar jetë 3 pasagjerë në këtë mjet shtetasit me iniciale L. S., I. S dhe D. D., ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi i hetimit dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.