Dalin FOTOT: Ja kush janë autorët që tentuan të ekzekutonin biznesmenin Andon Dhima, një i dënuar për vjedhje me armë në Gjermani, tjetri për plagosje
Altin Hoxha dhe Grid Leno janë dy personat që shikoni në foton e mësipërme, të arrestuar nga Policia e Tiranës, si autor të dyshuar të atentatit ndaj biznesmenit Andon Dhima, atentat i cili fatmirësisht nuk arriti të finalizohej.
Newsbomb.al ka arritur të sigurojë fotot e dy autorëve të dyshuara, ndërsa vetë Policia shprehet se ata janë me precedentë të theksuar kriminal, për vjedhje me armë dhe plagosje. Më konkretisht, 45 vjeçari Grid Leno, është dënuar me 6 vite burg për vjedhje me armë në Gjermani, ndërsa 35 vjeçari Altin Hoxha është dënuar më parë për plagosje me armë.
Ata janë arrestuar në kuadër të operacionit “Stuhia”, 5 ditë pas kallëzimit të bërë në Polici nga biznesmeni Andon Dhima, i cili i shpëtoi atentatit për disa sekonda. Dy personat e mësipërm e ndoqën Dhimën teksa ai futej në pallatin e tij në rrugën “Muhamet Gjollesha” dhe menjëherë në hollin e tij nxorën armët nga brezi. Por fatmirësisht, dera e ashensorit me të cilin biznesmeni po ngjitej në shtëpinë e tij u mbyll shpejt dhe atentati dështoi.
Pas ngjarjes, Andon Dhima publikoi videot e atentait të dështuar (për t’i parë KLIKO KËTU) dhe tha se nuk kishte konflikte me askënd, përveç se me ish-deputetin Ben Blushi.
Në pranga veç dy atentatorëve, kanë rënë dhe bashkëpunëtorët e tyre, 30 vjeçari nga Elbasani Maringlen Matohiti dhe 26 vjeçari Enea Hoxha, lindur në Laç dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë me 4 vite e 9 muaj burg per “Prodhim dhe shitje te lendeve narkotik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



