Dalin fotot/ Kush janë autorët e shpallur në këtkim që qëlluan biznesmenin me kallash


Pas atentatit të Spiro Iljadhit, forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë mbërritur në Sarandë. Të maskuar dhe të armatosur, FNSH ka ngritur pika kontrolli në rrugët kryesore të Sarandës. Kujtojmë se Iljadhi u qëllua me breshëri kallashnikovi mëngjesin e sotëm. Ai ndodhet në spitalin e Traumës, në gjendje te stabilizuar, pas disa ndërhyrjeve kirurgjikale.
Bashkë me Iljadhin, i plagosur mbeti edhe një turist. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Kujtojmë se për atentatin ndaj Iljadhit janë shpallur në kerkim tre shtetas nga Tepelena. Ata janë shtetasit: Andrea Caushi 35 vjeç, Visi Caushi 33 vjeç (vëllezër) dhe Redjan Hadëri 33 vjeç, të tre banues në Tepelenë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



