E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dalin pamjet e dhomës ku po mbahet 34-vjeçarja me foshnjën 7 muajshe
Lajme

Dalin pamjet e dhomës ku po mbahet 34-vjeçarja me foshnjën 7 muajshe

Janë publikuar pamjet nga dhoma e paraburgimit ku mbahet një 34-vjeçare së bashku me foshnjën e saj 7 muajshe, një situatë që ka ngjallur reagime të forta në opinionin publik.

E reja, nënë e tre fëmijëve të mitur, u arrestua menjëherë pas mbërritjes në aeroportin e Rinasit dhe më pas u transferua në ambientet e paraburgimit në Pojskë.

Sipas të dhënave paraprake, ndalimi i saj erdhi pas një denoncimi të bërë nga vjehrri për dhunë në familje.

Rasti ka tërhequr vëmendjen edhe në nivelet më të larta institucionale. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mësohet se ka kërkuar informacion nga organet ligjzbatuese dhe ka shprehur interes për trajtimin e çështjes, me synimin që të shqyrtohen të gjitha rrethanat dhe të merret një vendim sa më i drejtë për nënën e tre fëmijëve.

Ndërkohë, rasti vijon të ndiqet nga autoritetet përkatëse, ndërsa priten zhvillime të mëtejshme lidhur me masën e sigurisë ndaj 34-vjeçares.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.