Dalin pamjet, momenti kur Marselo Arani merr makinën e atentatit
Ky është i shpalluri në kërkim Marselo Arani, i dyshuar si autor i vrasjes së biznesmenit Mandi Mehalla në Elbasan, mbrëmjen e së dielës.
Sipas hetimeve, Arani dyshohet se ka marrë një automjet Audi, i përdorur më pas në krim, ndërsa një ditë më vonë, më 30 nëntor, ndodhi ekzekutimi i Mehallasë. Arani, 32 vjeç, në momentin e ngjarjes ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për një tjetër vepër penale.
Arani shfaqet duke marrë mjetin në datën 29 nëntor, rreth orës 18:15, sipas kamerave të sigurisë.
Për vrasjen e Mehallasë, policia arrestoi Xhino Ago, 32 vjeç, ish-ortak në biznes me viktimën. Ai akuzohet për vrasje me paramendim në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Në pranga ra edhe Kujtim Pisha, 52 vjeç, roja i karburantit “Xhaxhi Oil”, ku ndodhi ekzekutimi.
Përveç Aranit, në kërkim u shpall edhe Armando Kola, 35 vjeç. Ndërkohë, makina e krimit, në pronësi të Ago-s dhe dhënë hua për Aranin, u gjet e shkrumbuar në aksin Elbasan–Librazhd, pak orë pas ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



