E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shifrat/ Sa shqiptarë kërkuan azil në Angli në vitin 2022
Flash

Shifrat/ Sa shqiptarë kërkuan azil në Angli në vitin 2022

Duke iu referuar statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme Home Office, gazeta The Indipendent publikoi statistikat e azil kërkimit të shqiptarëve në Angli në 2022, nga ku numrin më të madh e përbëjnë të mbërriturit me gomone.

Referuar këtij shkrimi, nga 45,755 mbërritjet me varka të vogla në vitin 2022, në 43,794 raste u regjistruan kombësisë dhe nga ky total, 28 për qind ishin shtetas shqiptarë.

Shqipëria ishte kombësia më e zakonshme që aplikonte për azil në Britaninë e Madhe në vitin 2022, me 14,223 aplikime nga shtetas shqiptarë, 9,573 prej të cilave nga personat që kaluan Kanalin Anglez.

Artikulli i medias The Indipendent

Shumica e aplikantëve shqiptarë në vitin 2022, 83 për qind ishin burra. Mbërritjet e shqiptarëve më Britani  arritën kulmin gjatë korrikut deri në shtator 2022, kur ata përbënin gati gjysmën e të gjitha kalimeve të zbuluara.

Në vitin 2021, shqiptarët përbënin vetëm 3 për qind të mbërritjeve me varka të vogla, kombësia e të cilëve u regjistrua, ndërsa shtetasit afganë përbënin 5 për qind, iranianët 30 për qind dhe irakenët 22 për qind.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.