E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DALIN TË DHËNAT E RAPORTIT: TELEVIZIONET NË SHQIPËRI FITOJNË 30 MLN EURO NGA REKLAMAT
Lajme

DALIN TË DHËNAT E RAPORTIT: TELEVIZIONET NË SHQIPËRI FITOJNË 30 MLN EURO NGA REKLAMAT

Tregu i reklamave në televizione në Shqipëri është rreth 30 milionë euro.

Për herë të parë shifra  bëhet publike në një raport të Ivor Millman, ekspert për matjen e audiencës dhe që është porositur nga Këshilli i Evropës. Dokumenti i nxjerrë nga Millman, është shpërndarë për mediat nga AMA, raporton newsbomb.al.

“Unë e kuptoj se kjo shifer mund të kufizohet nga shkalla e kundra reklamave që bëhen. Megjithatë, sic funksionojnë këto gjëra, kjo nuk është ndonjë shumë e madhe parash. Kjo ështëe rëndësishme në kontekstin e matjes së audiencave, për shkak se studimi i tregut dhe medias është dicka, ku matja e audiencave televizive është përgjithësisht aktivitet i kushtueshëm” shkruan Millman në raport.

Eksperti ka folur me shumë aktorë, kompanitë e reklamave, vetë mediat, AMA dhe dy kompanitë që matin audiencën: Abacus dhe Telemetrix.

“Do të doja ta ruaja sa më shumë konfidencialitetin e tyre, kështu që do të mjaftohem duke thënë se të ardhurat e tyre vjetore janë ndjeshëm nën 100 mijë euro. Ndonëse kjo shumë do të ishte thelbësore si pagesë nga xhepi i pothuajse kujtdo, për një system të majtjes së audiencave, është një shumë tepër modeste”, shkruan Millman në raport, raporton newsbomb.al.

Në rekomandime, Millman konstaton: “Përmenda më sipër rëndësinë e besimit tek të dhënat e matjes së audiencës televizive sa i përket shkembimeve tregtare në lidhje me kohën e transmetimit. Mbeta i shokuar kur pashë sesa larg është situate aktuale në Shqipëri nga kjo. Kam përshtypjen se ka një boshllëk të madh mes tregut të kohës televizive në Shqipëri sa u përket numrave që mund të tregtohen me besim në realitetin aktual” shkruhet në raport.

Millman vëren se matja e audiencës në Shqipëri nuk është reale dhe se kompanitë që bëjnë matjet shpesh janë të ndikuara për ndryshimin e shifrave nga vetë operatorët që kërkojnë të dhënat

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.