E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dalipi i OSSH “qeras” me  600 milionë ish-vartësit të Veliajt
Lajme

Blendian Dalipi i OSSH

Blendian Dalipi i OSSH  nuk ka të ndalur  nga organizimi  i tenderave të dyshimtë e abuzivë deri në maksimum. Duket  si i  preferuari  i  Ballukut për të bërë shpërndarjen e parave të shqiptarëve drejt duarve të oligarkëve dhe njerëzve të lidhur me politikën.

Në tenderin e sotshëm do të mësoni se i zakonshmi Blendian Dalipi i ka falur plot 600 milionë lekë të vjetra me TVSH ish-vartësit të Veliajt, Arben Maloku. Ky i fundit është emëruar në vitin 2015 si administrator i Zall-Herrit sapo Veliaj zuri karrigen e kryebashkiakut të Tiranës. Madje vlen të përmendet se edhe pse në këtë post, kompania e krijuar prej tij, ARB & TRANS-2010, ka fituar plot 19 tendera nga Veliaj.

Kjo firmë është themeluar nga Arben Maloku në 2012, por pasi filloi të merrtë tenderat nga Veliaj, bëri shitje fictive tek vjehrri i tij, Fatmir Firi. Më pas ky i fundit, ia dhuroi kuotat babait të Arben Malokut, Shyqyri Maloku.

Tashmë i ka ardhur radha Dalipit të OSSH-së që të vazhdojë të mbushe përsëri xhepat e mikut të Veliajt. Bëhet fjalë për tenderin me numer reference REF-87134-11-10-2023 dhe me objekt “Spostim i linjave TM/TU që ndodhen në aksin e ri rrugor Kashar-Tapizë”.

Fondi limit është në vlerën 58,374,396 lekë të reja pa TVSH ose rreth 700 milionë lekë të vjetra me TVSH. Duke parë dokumentat e tenderit, zbulohet se nga 6 firma që morën pjesë, njëra dha ofertë zero ndërsa një tjetër ofroi rreth 80 milionë lekë të vjetra me TVSH më pak se fituesi.

Por kjo nuk ka mjaftuar që fituese të shpallet pikërisht kompania e Malokut për vlerën 50,192,154 lekë të reja pa TVSH ose rreth 600 milionë lekë të vjetra me TVSH. Në këtë tender maloku hyri si garues bashkë me kompaninë KUPA në pronësi të Shkelqim Kupa.

përditë tendera të dyshimtë e abuzivë deri në maksimum. Si duket ai është shndërruar në veglën e preferuar të Ballukut për të bërë shpërndarjen e parave të shqiptarëve drejt duarve të oligarkëve dhe njerëzve të lidhur me politikën.

Në tenderin e sotshëm do të mësoni se i zakonshmi Blendian Dalipi i ka falur plot 600 milionë lekë të vjetra me TVSH ish-vartësit të Veliajt, Arben Maloku. Ky i fundit është emëruar në vitin 2015 si administrator i Zall-Herrit sapo Veliaj zuri karrigen e kryebashkiakut të Tiranës. Madje vlen të përmendet se edhe pse në këtë post, kompania e krijuar prej tij, ARB & TRANS-2010, ka fituar plot 19 tendera nga Veliaj.

Kjo firmë është themeluar nga Arben Maloku në 2012, por pasi filloi të merrtë tenderat nga Veliaj, bëri shitje fictive tek vjehrri i tij, Fatmir Firi. Më pas ky i fundit, ia dhuroi kuotat babait të Arben Malokut, Shyqyri Maloku.

Tashmë i ka ardhur radha Dalipit të OSSH-së që të vazhdojë të mbushe përsëri xhepat e mikut të Veliajt. Bëhet fjalë për tenderin me numer reference REF-87134-11-10-2023 dhe me objekt “Spostim i linjave TM/TU që ndodhen në aksin e ri rrugor Kashar-Tapizë”.

Fondi limit është në vlerën 58,374,396 lekë të reja pa TVSH ose rreth 700 milionë lekë të vjetra me TVSH. Duke parë dokumentat e tenderit, zbulohet se nga 6 firma që morën pjesë, njëra dha ofertë zero ndërsa një tjetër ofroi rreth 80 milionë lekë të vjetra me TVSH më pak se fituesi.

Por kjo nuk ka mjaftuar që fituese të shpallet pikërisht kompania e Malokut për vlerën 50,192,154 lekë të reja pa TVSH ose rreth 600 milionë lekë të vjetra me TVSH. Në këtë tender maloku hyri si garues bashkë me kompaninë KUPA në pronësi të Shkelqim Kupa.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.