E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dash Shehi : Haruni i Gramshit herë tjetër të ndryshojë pijen, ose ta mbajë atë që pin
Publik News

Dash Shehi : Haruni i Gramshit herë tjetër të ndryshojë pijen, ose ta mbajë atë që pin

Shehu flet për femrat seksi në Kuvend

 

Sot në KafeIN në Intv dhe In Radio 105.7 ishte i ftuar deputeti Dashamir Shehi. Një nga emrat që gëzon më shumë mbështetje nga figurat e opozitës vendosi sot të rrëfehej 360 gradë.
Flavio Qarri e pyeti atë edhe për përdorimin e figures së tij nëpër rrjete sociale që Shehi e konsideronte shumë zbavitës.1ea74bf96871021ca08fec916ce323a1_L

Sa i takon politikës ai e shikon aktualitetin një moment decadence të qeverisë dhe e konsideron atë butaforike e tv shqetësuar për sheshe fasadë duke lënë pas dore investimet e tjera infrastrukturore e strategjike.

 

Në një krahasim mes Ramës e Berishës në kontekst shumëplanësh, Shehi tha se edhe në raport me Francën Berisha ishte më dinjitoz se shkoi atje si doktor.

Por I pyetur nga Flavio Qarri ai tha se ende opozita ka shumë rrugë për të bërë për të qënë një ofertë serioze qeverisëse.

Si e komentoni ngjarjen e Elmas Harunit në Gramsh?

Mua më duket si një ngjarje e ekzagjeruar në media, sikur çka ndodhur. Një njeri që ka pirë në Gramsh dhe është zënë me policët. E thërrisnin me emër njeri-tjetrin. PD e ka marrë me shumë seriozitet çështjen e Harunit. Ai bën mirë të pijë një pije tjetër ose ta mbajë atë që pi.

Do jeni kandidat i PD-së për Bashkinë e Tiranës? Ca mendimi keni për Lali Erin?

Ne nuk kemi vendosur asgjë. Gjykoj që Bashkia e Tiranës është çështja më serioze politike e ardhshme. Ne do ta marrim seriozisht. Në qoftë se në Bashkitë e tjera ka komponent lokal, këtu çështja është ndryshe.

Cila është femra më simpatike në Parlament?

Parlamenti i sotëm ka shumë goca të reja dhe kjo më vë në vështirësi. Kur kam hyrë unë në 92 kishte nja 10 a 12. Ishin disa më të pashme. Pamja e jashtme nuk është se luante ndonjë rol të madh në politikën e asaj kohe, sot është ndryshe. Sot një nga preokupimet më të mëdha është se si vishet kryeministri, a e kemi të pahshëm, a i kemi firmato rrobat. E kam të zorshme tani të them një emër.

Arta Dade?

Për kohën kishte një sharm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.