E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dash Shehi komenton përjashtimin  Lelit nga PS-ja:E ndoqi ‘mallkimi’ i Shpëtim Gjikës, nuk iu bind Ramës
Publik News

Dash Shehi komenton përjashtimin Lelit nga PS-ja:E ndoqi ‘mallkimi’ i Shpëtim Gjikës, nuk iu bind Ramës

Politikani Dash Shehi komenton përjashtimin e kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli, nga Partia Socialiste, dhe thotë se atë e ndoqi “mallkimi” i ish-kryebashkiakut Shpëtim Gjika.

Ndërkohë, sipas Shehit, Dritan Leli e pësoi pasi nuk iu bin urdhrit të Edi Ramës.

“Rama “harroi” të fliste për Lelin dhe rikthimin e gomoneve në Vlorë! Kryeministri Edi Rama sot në Vlorë “harroi” të fliste të Dritan Lelin, të cilin e ndoqi “mallkimi” i paraardhësit të tij Shpëtim Gjika. Mëkati më i madh i Lelit është se refuzoi urdhrin e kryetarit për të lënë postin e kryebashkiakut dhe për të kandiduar për deputet.

Rama foli për aeroportet dhe portet e Vlorës, por nuk tha asnjë fjalë për vrasjet kriminale që po tronditin këtë qytet. Nuk foli asnjë fjalë për të zhdukurit për shkak të larjes hesapeve për prishjen e pazareve të drogës. Rama nuk foli asnjë fjalë për rikthimin e trafikimit të qenieve njerëzore me gomone drejt Italisë. Pasagjerët këtë herë nuk janë shqiptarët e varfër, por emigrantët Sirinë, më të cilët prej 5 vitesh jemi në konkurencë për vendin e parë si azilkërkues në Evropë”, shkruan Shehi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.