Dash Shehi: Kreu i opozitës është Basha, jo Meta. Ama ne do ta mbrojmë Presidentin deri në fund të mandatit
Kreu i LZHK-së Dash Shehi thotë se teza se Meta është lideri i opozitës është tezë e hedhur nga kryeministri Rama. Sipas tij, sa herë Meta të mbrojë Kushtetutën, do ketë në krah opozitën.
“Ne do ta mbrojmë Metën deri në fund të mandatit. Por teza që Meta është kreu i opozitës është tezë e Ramës se opozita e ka një kryetar. Ne gjykojmë që kjo nuk është skena e politikës.
Në 8 vite parlament keni parë që t’i thonë kryeministrit që e ka gabim. T’i thonë për rrugët disa miliona euro apo për shëndetësinë e koncesionet. Politikës shqiptare i ka munguar detyrimi moral për të thënë atë që mendon”, tha Shehi në emisionin Arena.
Më tej, ai u shpreh se opozita ka një detyrë të madhe: të rrëzojë Ramën dhe më pas të rindërtojë vendin.
“Ne më Metën kemi një marrëdhënie shumë të mirë, por një marrëdhënie institucionale. Ne gjykojmë se ne dhe presidenca kemi të njëjtat prerje. Sa herë Meta respekton kushtetutën na ka në krah ne, por opozita shqiptare është shumë më e madhe se sa Meta. Si fillimi kemi një detyrë të madhe për të rrëzuar Ramën. Ne kemi edhe rindërtimin e vendit si detyrë”, shtoi ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



